​Sot mot me shi

​Sot mot me shi

Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj të mërkure vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe do të ketë shkarkime rrufesh. Por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.


Temperaturat minimale parashihen që të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit. Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë. Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell. Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, njofton IHMK.

Lexo edhe

Video