Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Sot mbahet seanca e KS të OKB-së për Kosovën

​Sot mbahet seanca e KS të OKB-së për Kosovën

Sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbahet mbledhja e radhës për Kosovën, ku do të diskutohet për raportin e periudhës nga shtatori 2020 deri në mars 2021.

Sipas informatave, seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Ndërkohë, pritet të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, themelimin e institucioneve dhe aktakuzat nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Kurse, Kosovës dhe Serbisë pritet t’i bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Po ashtu, pritet t’i bëhet thirrje institucioneve të reja të Kosovës që të punojnë për të përmbushur sfidat e ngutshme, përfshirë ndikimin shëndetësor dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19.

Lexo edhe

Video

error: