​Sot inaugurohet sistemi VAR

​Sot inaugurohet sistemi VAR

Sot (e martë, 17 gusht) në orën 20:00, në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR (Video Assistent Referee), që është projekti më madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.


Me këtë rast presidenti i Federatës, Agim Ademi do të mbajë një fjalim, derisa mediat do të kenë qasje edhe në qendrat mobile të VAR-it për të parë se si do të funksionojë i gjithë sistemi VAR në futbollin e Kosovës.

Superkupa ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet sistemi VAR.

Lexo edhe

Video