​Sot debat parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit

​Sot debat parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti meqë aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së.


Pikat e rendit të seancës së sotme plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,

4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Lexo edhe

Video