​Solskjaer zbulon se si Ronaldo foli para bashkëlojtarëve para debutimit të tij

​Solskjaer zbulon se si Ronaldo foli para bashkëlojtarëve para debutimit të tij

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar sesi Cristiano Ronaldo iu drejtua shokëve të tij të skuadrës në Manchester United një natë para debutimit të tij të dytë për klubin.

Është një ritual në klub që lojtarët e rinj t’i drejtohen skuadrës dhe ndonjëherë edhe të këndojnë një këngë pasi veshin fanelën e United dhe Ole u tha gazetarëve se numri 7 doli para shokëve të tij të skuadrës në hotel të premten mbrëma, përcjellë KosovaPress.

“Të gjithë ata që vijnë në ekip duhet të prezantohen. Jo të gjithë e dinin emrin e tij, kështu që ata e kanë mësuar tani!” bëri shaka menaxheri, gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.


“Atmosfera ka qenë elektrike rreth klubit, tifozët kanë shijuar vërtet 10 ditët e fundit që kur ai nënshkroi dhe pati shumë pritje padyshim këtë pasdite nga ekipi dhe nga ai.”

“Ai i vë kërkesa vetes, më pas vendos kërkesa për shokët e tij të skuadrës dhe kërkesat për ne dhe kjo është arsyeja pse ai ka bërë kaq shumë në karrierën e tij, ka qenë kaq i disiplinuar. Ai ka evoluar , ai është zhvilluar si lojtar, ai është një lojtar i ndryshëm nga ai kur u largua, por ai është akoma një golashënues i pamëshirshëm dhe klinik, ai nuhat momentet e mëdha. “, ka thënë Ole.

Ronaldo debutoi me dy gola në ndeshjen kundër Newcastle United në ndeshjen e fituar nga United me rezultat 4-1.

Lexo edhe

Video