​Skriniar tregon çfarë i ndodhi kur pa Eriksenin në gjendje kritike për jetë

​Skriniar tregon çfarë i ndodhi kur pa Eriksenin në gjendje kritike për jetë

Mbrojtësi i Sllovakisë Milan Skriniar tha se ishte shumë i frikësuar kur pa të shtunën shokun e tij të skuadrës, Christian Eriksen, duke rënë në tokë.

Reprezentuesi sllovak përgatitet të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë të Euro 2020 të hënën dhe ndoqi ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës të shtunën me shokët e tij të skuadrës në stërvitje..

Eriksen humbi ndjenjat në minutat e fundit të pjesës së parë dhe u transferua në spital.


Skriniar zbuloi se ishte shumë i frikësuar kur shoku i tij i skuadrës së Interit ra tokë në “Parken Stadium”, përcjellë KosovaPress.

“Ne e pamë atë këtu me djemtë dhe ishim shumë të frikësuar,” tha Skriniar për “SFZ, Sllovake FA”.

“Ishte diçka e tmerrshme, isha shumë i frikësuar. Mendoj se e gjithë bota e futbollit ishte kështu.”

“Unë jam i kënaqur që Christian është mirë, të paktën raportet e para e sugjerojnë atë. Jam i lumtur që në fund shkoi kështu dhe mendoj se ai do të kthehet së shpejti në fushë. ”, tha në fund qendërmbrojtësi i Interit.

Lexo edhe

Video

error: