​Skenderaj, Policia bastis një lokal të lojërave të fatit

​Skenderaj, Policia bastis një lokal të lojërave të fatit

Policia ka bastisur të enjten pasdite një lokal në Skenderaj, ku po zhvilloheshin lojëra të fatit.

Si rezultat i bastisjes në lokalin ku zhvillohej  veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, pesë aparate, tre monitorë, tre kompjuterë, një printerë, një skaner, dhe prova tjera që ndërlidhen me veprën penale.


Në një komunikatë për media bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësi të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit  të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lexo edhe

Video