​S’ka gola në pjesën e parë mes Brazilit dhe Zvicrës

​S’ka gola në pjesën e parë mes Brazilit dhe Zvicrës

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ballafaqimit ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës e cila po zhvillohet në stadiumin “974” dhe është e vlefshme për rrethin e dytë të ndeshjeve në kuadër të grupit G të Kampionatit Botëror.


Lojë e kujdesshme dhe me pak raste për gol po zhvillohet ndërmjet këtyre dy kombëtareve të cilat në rast të fitores do ta siguronin plasmanin në fazën tjetër të Botërorit, raporton KosovaPress.

Vinicius Jr e pati rastin më të mirë për të shënuar gol në pjesën e parë, por ishte portieri i Zvicrës Sommer ai i cili e priti goditjen e tij të fuqishme.

Lexo edhe

Video