​Situatë më e qetë nga zjarret në Shqipëri, dy vatra kritike, 8 janë nën monitorim

​Situatë më e qetë nga zjarret në Shqipëri, dy vatra kritike, 8 janë nën monitorim

Pas gati dy javësh në “luftë” me zjarret, në Shqipëri sot shënohet dita më e qetë. Falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjencave civile pranë pushtetit vendor është bërë e mundur shuarja e shumë vatrave agresive në zona të ndryshme të territorit të vendit.

Vetëm ditën e sotme, përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njoftohet se janë shuar 15 vatra zjarri, por mbeten ende 10 vatra aktive. 2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.


Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Është mundësuar eleminimi i vatrave në pjesën më të madhe të zonës së prekur dhe momentalisht nuk ka rrezik 8 vatrat e tjera në: Bashkinë Finiq (Vlorë), në fshatin Vermosh (Shkodër), në fshatrat Thirrë, Domgjonaj, Munellë (Lezhë), në Dropull (Gjirokastër), në fshatin Klysyrë )Tropojë, në fshatin Bardhaj (Dibër) si dhe në Kodër Sharrë (Tiranë) janë nën kontroll dhe do të monitorohen edhe gjatë natës, për të mos lejuar që ndryshimet e kushteve klimatike të ndikojnë në përhapjen e flakëve.

Me ndërhyrjen edhe të 3 helikopterëve të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE pritet edhe shuarja përfundimtare e zjarreve./Atsh/

Lexo edhe

Video

error: