​Situata në veri, BE e gatshme të mirëpres Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Bashkimi Evropian është i gatshëm të mirëpres në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa më shpejt që këta të dy janë të gatshëm të tregojnë “sjelljen evropiane” në gjetjen e një zgjidhjeje evropiane për situatën në veri.

https://youtu.be/aBPzlu6PGYE

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa përmendi situatën “e rëndë” të krijuar në veri të vendit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë përgjegjësi për të gjetur një rrugëdalje për të dalë nga situata aktuale.


“Ne mbetemi të përkushtuar që t’i mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për takimin e nivelit të lartë, pikërisht ashtu siç sugjeroi përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jenë të gatshëm të tregojnë sjelljen evropiane në gjetjen e një zgjidhje evropiane për problemet mes tyre. Pra, puna vazhdon pa i bërë të ditura të gjitha detajet procedurale dhe të nivelit të punës, por ne jemi të angazhuar t’i ndihmojmë ata për të gjetur këtë zgjidhje. Mirëpo Bashkimi Evropian nuk mund të jetë më i interesuari për të gjetur zgjidhjen, duhet të jenë ata. Të dyja palët kanë përgjegjësi për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se BE nuk mund ta përballojë situatën aktuale, për të cilën tha se është një nga krizat më të rënda që nga viti 2013.

Ndërkohë ai foli edhe për përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje.

“Ne nuk mund ta përballojmë situatën aktuale, një nga krizat më të rënda, që nga viti 2013. Përfaqësuesi i lartë e ka thënë shumë qartë se çfarë presim nga të dyja palët dhe çfarë po bëjmë për t’i ndihmuar të gjejnë një zgjidhje evropiane nga situata. Nuk do të hyj në detaje të të gjitha përpjekjeve që po bëhen në të gjitha nivelet e ndryshme, duke përfshirë edhe nivelin e lartë. Përfaqësuesi i lartë ka folur të premten e kaluar në Paris, si me kryeministrin Kurti ashtu edhe me presidentin Vuçiq. Ka angazhime të vazhdueshme nga përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak. Ai do të takohet sot me kryenegociatorin e Kosovës. Ky është një shembull i hapave të ndërmarrë, por siç është një praktikë e zakonshme në këtë rast, ne nuk komentojmë apo njoftojmë realisht takimet në nivelet e kryenegociatorëve”, tha ai.

Lexo edhe

Video