​Sindikata e Policisë kërkon hetime ndaj Dardan Molliqajt

​Sindikata e Policisë kërkon hetime ndaj Dardan Molliqajt

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që të merren masa ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi shihet duke goditur një polic që po kujdesej për sigurinë e objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Ky sulm shihet shumë qartë në video incizimet e kamerave, prandaj kërkojmë nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policorë të hetohen zyrtarisht”, thuhet në reagim.


Sindikata e Policisë konsideron se sulmi i ushtruar ndaj policisë është sulm ndaj shtetit të Kosovës, prandaj Prokuroria dhe Gjykata duhet të reagojnë menjëherë duke respektuar parimin ligjor “askush mbi ligjin”.

Sindikata e Policisë thotë se do të monitorojë të gjitha reagimet e organeve të drejtësisë dhe do të qëndrojë në ballë të mbrojtjes së zyrtarëve policorë në çdo rrethanë dhe moment që ndodh padrejtësi ndaj tyre.

Lexo edhe

Video