​Sigal Prishtina shkatërron Dritën në ndeshjen e parë të Superligës

​Sigal Prishtina shkatërron Dritën në ndeshjen e parë të Superligës

Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës 56:124 (8:35, 20:28, 12:29, 16:32), në xhiron e parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, takim që u zhvillua në kryeqytet.

Prishtinasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, duke dominuar pa problem, për të fituar çerekun e parë 8:35. Periudha e dytë ishte paksa më e baraspeshuar, sidoqoftë u kontrollua nga basketbollistët prishtinas që u fitua 20:28, duke shkuar në pushim me rezultat 28:63. 


Edhe pjesa e dytë nuk kishte shumë dallim nga ajo e para. Kryeqytetasit nuk ndalen duke e fituar periodën e tretë, 12:29, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 40:92. Në 10 minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Sigal Prishtina triumfon 56:124.

Te Drita u dallua Arian Memeti me 19 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Don Polloshka me 27 pikë e gjashtë asistime, Jan Palokaj me 11 pikë e 11 asistime, Lejson Zeqiri me 20 pikë dhe Muhamedali Janjeva me 16 pikë e nëntë kërcime.

Lexo edhe

Video