​Si t’i largoni 10 pasiguritë më të zakonshme në punë?

​Si t’i largoni 10 pasiguritë më të zakonshme në punë?

Është më se e zakonshme që shumë punonjës të përjetojnë pasiguri apo momente dyshimi në lidhje me punën e tyre. Pasiguritë nuk lejojnë që punonjësit të gjejnë kënaqësi në karrierën e tyre, prandaj është e nevojshme të mënjanohen. Kjo nuk mund të ndodhë pa i gjetur se çfarë i shkakton ato. Nëse jeni prej atyre që keni pasiguri në punë, atëherë ka mënyra për të krijuar përsëri besim. Por fillimisht, përmes artikullit nga Akademi Pune, kuptoni se çfarë janë në të vërtetë pasiguritë në punë!

Çfarë janë pasiguritë në punë?

Ndjenjat të fshehta ose të dukshme që i kanë profesionistët në lidhje me qëllimet, marrëdhëniet dhe paraqitjen në vendin e punës – këto janë pasiguritë. Tejkalimi i pasigurive në vendin tuaj të punës mund t’ju ndihmojë të fitoni besim në aftësitë tuaja, ta kuptoni vlerën e punës tuaj dhe të gjeni më shumë kënaqësi në punën që bëni.

10 pasiguritë në punë dhe zgjidhjet e tyre

Paga

Është e mundshme që të ndiheni të pasigurt rreth asaj se sa para merrni. Mund të mendoni që meritoni më shumë para dhe e krahasoni veten me të tjerët që punon me ta. Kujtoni që punëdhënësi juaj i cakton pagesat duke u bazuar në disa faktorë, si niveli i përvojës, koha sa punoni atje dhe lloji i punës që e bëni!

Nëse mendoni që meritoni më shumë, bisedoni me menaxherin dhe tregoni për mendimin që keni për rritje të pagës. Mbështesni kërkesën tuaj me shembuj specifikë të arritjeve në punë dhe mënyrave që i kanë ndihmuar ekipit dhe kompanisë. Rrisni vetëbesimin përpara se të flisni me të!

Mbingarkesa

Shumë punonjës ndihen të pasigurt ndonjëherë rreth aftësisë së tyre për t’ia dalë mbanë me gjithë ngarkesën që kanë. Nëse jeni duke u përballur me këtë, kujtojani vetes që jeni duke e bërë më të mirën që mundeni! Zakonisht ndodhë që pas disa ditësh të jeni në gjendje t’i plotësoni të gjitha detyrat dhe të jeni më produktivë.

Nëse e shihni që vazhdimisht po sfidoheni me përmbushjen e detyrave në kohë, jini të sinqertë me menaxherin ose ndonjë nga bashkëpunëtorët me sasinë e punës që mund të jeni në gjendje për ta përfunduar në një ditë ose gjatë një jave! Ata me shumë siguri që do t’ju kuptojnë dhe do t’ju ndihmojnë duke jua lehtësuar disa nga detyrat e tepërta.

Njohja

Nëse punoni shumë vazhdimisht por asnjëherë nuk merrni ndonjë mirënjohje dhe fjalë të mirë, atëherë sigurisht që do të ndiheni të pasigurt atje. Nëse kjo ndodhë, ka disa mënyra për t’i treguar punëdhënësit që dëshironi që “mundi” juaj të njihet më shumë. Hapi i parë është që të jeni model për të tjerët. Dërgoni email të menaxheri juaj rreth ndonjë pune të mirë që e ka bërë, ose edhe duke e komplimentuar edhe në takim! Duke vepruar kështu, ata e kuptojnë se sa i mirë është ky veprim dhe të njëjtën do të fillojnë ta bëjnë edhe ta.

Përveç këtij veprimi, mund ta tregoni ecurinë e ndonjë projekti që e keni nëpër duar dhe të kërkoni “feedback” nga ata. Kjo është një mënyrë tjetër e mirë për ta kuptuar se çfarë mendon shef juaj, por edhe pasi t’i keni marrë komplimentet apo mendimet e tjera, tregoni atij se sa shumë keni nevojë për mendimin e tij.

Avancimi


Edhe avancimi në karrierë është një nga pasiguritë që kanë punonjësit në vendet e tyre të punës. Nëse dëshironi që të avancoheni më shpejtë, pyesni menaxherin nëse mund të kenë më shumë përgjegjësi në rolin tuaj aktual! Kjo jep shenja që dëshironi të merrni më shumë përgjegjësi në mënyrë që të rriteni profesionalisht. Po ashtu, mund të jeni vullnetar edhe në ndonjë nga projektet që merr kompania.

Marrëdhëniet

Një nga pasiguritë më të mëdha në vendet e punës është marrëdhënia me kolegët, klientët dhe menaxherët. Mund ta tejkaloni këtë pasiguri duke punuar në nxitjen e marrëdhënien me të tjerët. Sigurohuni që po luani një rol pozitiv në lidhjen në vendin tuaj të punës! Trajtimi i njerëzve me mirësi dhe respekt mund të ndihmojë që ata ta bëjnë të njëjtën.

Kur flisni me ta, dëgjoni në mënyrë aktive dhe pohoni kur është e nevojshme mendimet e tyre! Kjo në radhë të parë krijon besim e pastaj edhe marrëdhënie të mirë.

Paraqitja

Pasiguria për përformancën vjen zakonisht pas kritikave që i marrin punonjësit për punët e tyre. Mendoni se si do t’i trajtoni punonjësit në një situatë të ngjashme dhe përpiquni që ta shfaqni të njëjtin mirëkuptim! Kur ndiheni se po kritikoheni në lidhje me punën që bëni, përqendrohuni në cilësitë që ia admironi vetes!

Suksesi i të tjerëve

Mund të ndiheni të pasigurt edhe në lidhje me sukseset e të tjerëve. Ky është një reagim i natyrshëm, por që mund t’i menaxhoni. Në vend që të xhelozoni në lidhje me sukseset e të tjerëve, përqendrohuni në arritjet dhe qëllimet tuaja për të ardhmen. Kujtoni sukseset tuaja në të kaluarën, por edhe që jeni një punonjës i vlefshëm!

Jini mbështetës kur të tjetër kanë suksese dhe uroni ata për arritjet e tyre! Dhënia e frymës pozitive ju bën që të ndiheni më mirë rreth situatës. Kur herën tjetër të keni sukses ju, atëherë të tjerët do ta kujtojnë pozitivitetin tuaj.

Vetëbesimi

Mund të ketë situatë të ndryshme në punë, pas të cilave ju humbet besimi në veten tuaj. Por, do t’ju ndihmonte shumë nëse vendosni qëllime për ta kthyer vetëbesimin në ato fusha kur keni mungesë. Për shembull, nëse ndiheni nervozë dhe të shqetësuar kur hani drekë më kolegët, vendosni që një herë në javë të hani me ta! Ballafaqimi me situatën do t’ju bëjë me më shumë vetëbesim.

Ndryshimi

Nëse po ndiheni të pasigurt bazuar me ndryshimet që kanë ndodhur në punë si menaxheri i ri, kujtoni që do ta duhet pak kohë derisa të stabilizoheni me situatën e re! Nëse ndiheni nervozë për këtë pjesë atëherë mundohuni që gjërat e tjera në jetë t’i bëni siç i keni bërë gjithmonë! Shembull, përpiquni që të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë që keni shkuar gjithmonë, në mënyrë që ta vazhdoni rutinën.

Stabiliteti në punë

Një pasiguri tjetër shumë e madhe është edhe pasiguria që keni në lidhje me statusin e punës tuaj që keni në atë kompani. Shpesh faktorët që ju drejtojnë deri në këtë ndjenjë nuk janë në kontrollin tuaj. Por ende keni diçka për të bërë, për shembull bëhuni aktivë në mësimin e aftësive të reja dhe filloni të kurseni./Akademi Pune/

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] ​Si t’i largoni 10 pasiguritë më të zakonshme në punë?​A po punon me kolegë që krijojnë konflikte pa pasur nevojë?Si të përballeni me menaxherët xhelozë?Mjaft u ankuat për kolegët e punës prapa shpinës së tyre, në vend të kësaj bëni diçkaTë qëndrosh derisa të pushohesh nga puna apo të japësh dorëheqje? […]

  • […] të jeni më të suksesshëm në punën e ardhshme?Si duhet të visheni për intervistat e punës?​Si t’i largoni 10 pasiguritë më të zakonshme në punë?5 teoritë e motivimit për ekipet e menaxhimit në vendet e punësDeri në sa persona mund të […]

Komentet janë të mbyllura.

error: