​Si të përgjigjeni në pyetjet rreth udhëtimeve të punës?

​Si të përgjigjeni në pyetjet rreth udhëtimeve të punës?

Për disa punë ju duhet të udhëtoni nganjëherë. Kur aplikoni për ndonjë punë të re, shihni nëse është lloj i punës i cili kërkon që ndonjëherë edhe të udhëtoni, sepse mundësitë janë 100% që t’ju bëhen pyetje rreth kësaj në intervistën e punës.

Si të përgjigjeni?

Kur të përgjigjeni në pyetjet rreth asaj se sa jeni në gjendje të udhëtoni për punë kur t’ju kërkohet, është e rëndësishme të jeni të sinqertë. Mendoni se sa mund të udhëtoni apo a jeni në gjendje të jeni fleksibil, apo duhet të jeni në gjendje gatishmërie për familjen ose obligime të tjera.

Mësoni për planet e udhëtimit

Më e mira do të ishte nëse do ta dinit se a e kërkon udhëtimin një punë për të cilën po aplikoni. Nëse e dini që nuk mund të udhëtoni, thjesht mos aplikoni!

Vendosni limite

Nëse i keni disa kufij rreth udhëtimeve, bëjini ato të qarta që në fillim! Shembull, nëse ju duhet të jeni çdo fundjavë me familjen në shtëpi, atëherë tregoni që mund të udhëtoni që nga e hëna deri të premten.

Bëni pyetje qartësuese

Edhe nëse jeni në gjendje të udhëtoni është mirë që ta qartësoni këtë pjesë. Nuk është turp të bëni pyetje më shumë në këtë pjesë. Shembull, mund të pyesni se sa do të udhëtoni gjatë një muaji, apo kjo do të jetë e përjavshme, apo a do të ketë udhëtime edhe gjatë fundjavës.

Është më mirë t’i mësoni të gjitha në fillim, sesa të hasni në diçka të papritur dhe të paplanifikuar.


Tregoni që keni udhëtuar më parë

Kur të përgjigjeni në këto pyetje, shpjegoni si dhe ku keni udhëtuar për punët e kaluara. Duke u përgjigjur në këtë mënyrë do t’i tregojë punëdhënësit që keni punuar edhe më parë me punë për të cilat keni bërë udhëtime. Kjo do t’ju bëjë më të “dashur”, kundrejt kandidatëve të tjerë të cilët nuk kanë përvojë.

Përqendrohuni se si mund ta ndihmoni kompaninë

Shmanguni nga përgjigjet që tregojnë se si ju i doni përfitimet që vijnë nga udhëtimet! Shembull, mos tregoni se si “vdisni” për dhomat e mira të hoteleve dhe mundësinë për të udhëtuar shumë në kurriz të kompanisë. Në vend të kësaj theksoni pse udhëtimi është i rëndësishëm për punën!

Shembuj të përgjigjeve të mira

“Jam i gatshëm/ e gatshme të udhëtoj. Kam punuar si reprezentues/e në shitje. Kjo punë kërkonte të udhëtoja 50% të kohës. E di që kjo kompani për pozitën në të cilën jam kërkon të bëhen edhe udhëtime të punës here pas here, prandaj jam në gjendje të udhëtoj sa herë që kompani ka nevojë.”

Kjo përgjigje është e mirë sepse: Ky kandidat/kjo kandidate ka treguar me shifra se sa ka qenë në gjendje të udhëtojë më parë, prandaj është në rrjedhë të kësaj.

“Jam plotësisht e gatshme të udhëtojë. E di e sa e rëndësishme është të takohem rregullisht me klientët e mi, në mënyrë që të krijojmë raport të shëndoshë për punë. Sidoqoftë, a mund të kem më shumë informacione për llojin e udhëtimit, në mënyrë që ta kuptojë më mirë orarin e punës. A do të jetë udhëtim javor, apo do të jetë një herë në disa javë?”

Përgjigje e mirë sepse: E qartëson pyetjen, për t’u siguruar që keni mjaftueshëm njohuri rreth kërkesave për udhëtime të kompanisë, në mënyrë që ta keni një përgjigje të sinqertë.

“Përderisa kujdesi për fëmijët e mi ma kërkon që të jem bashkë me ta gjatë fundjavës, unë jam shumë fleksibile gjatë ditëve të punës. Kam punuar në një përqindje të lartë gjatë udhëtimeve edhe në punën e kaluar. A do të duhet të udhëtojë edhe në fundjavë apo vetëm gjatë ditëve të javës?”

Është përgjigje e mirë sepse: Tregon një përgjigje të sinqertë për limitet e kandidatit, por gjithashtu tregon që është në gjendje të udhëtojë. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video