​Shtyrja e diskutimit për raportin e progresit përplas deputetët e pozitës dhe opozitës

Me akuza dhe kundërakuza është përcjellë mbledhja e sotme e Komisionit për Integrime Evropiane. Vazhdimi i raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi apo shtyrja e diskutimit për raportin e progresit është bërë “mollë” sherri që deputetët e pozitës dhe opozitës të përplasen verbalisht.

Ishte i dyti i qeverisë, Bislimi që kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohet vetëm ratifikimi i marrëveshjes së amendamentit të marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet  Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa raportimi i progresit të trajtohet tjetër ditë për shkak të agjendës dhe takimit të shtatë të komisionit për MSA-në.


Por një gjë të tillë e kundërshtuan anëtarët e komisionit nga opozita, të cilat kërkuan që mbledhja të shtyhet në tërësi.

Megjithëse me një  konstatim të tillë nuk u pajtuan deputetët e mazhorancës, komisioni vendosi që mbledhja të shtyhet në tërësi për javën e ardhshme.

Lexo edhe

Video