​Shtohen forcat policore në fshatin Banjska

​Shtohen forcat policore në fshatin Banjska

Situata aktualisht në fshatin Banjska në komunën e Zveçanit është e qetë dhe vërehet një numër i madh i policëve të Kosovës. Ndërsa, ka edhe forca të EULEX-it, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Gazetarët janë rreth 100 metra nga vendngjarja ku kanë ndodhur sulmet, mirëpo nuk po lejohen të afrohen tek ura.


Po ashtu, janë parë edhe automjete të KFOR-it duke qarkulluar në drejtim të Mitrovicës edhe Leposaviqit.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë një polic i Kosovës, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë kanë reaguar liderët e shtetit, të cilët rastin e sotëm e kanë cilësuar si terrorist. Ata kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë.

Lexo edhe

Video