Qytetarët vazhdojnë të mos I respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
E vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 872 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.
Nga i cili virus që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani janë infektuar 35 mijë e 549 persona. Ndërsa, shkak i këtij infektimi kanë vdekur 939 persona.