​Shqipëria synon fitoren kundër Anglisë, ja formacionet e mundshme

​Shqipëria synon fitoren kundër Anglisë, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Wembley” Kombëtarja e Anglisë e pret Shqipërinë në shtëpi, në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në xhiron e fundit, Shqipëria rikthehet nga humbja me rezultat minimal 1:0 kundër Polonisë, kurse Anglia rikthehet nga barazimi me rezultat 1:1 me Hungarinë, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, “Tre Luanët” gjenden në vendin e parë në Grupin I me gjithsej 20 pikë, pesë sosh më shumë se “Kuq e Zinjtë” që zënë vendin e tretë në tabelë, me vetëm dy pikë larg Polonisë në vendin e dytë.

Synimi i Shqipërisë për kualifikim për herë të parë në Kampionat Botëror matematikisht është ende i arritshëm, ku gjendet vetëm dy pikë larg vendit të dytë që dërgon në eliminatore.

Shqipëria dhe Anglia janë përballur gjithsej pesë herë mes vete, ku të gjitha ndeshjet i ka fituar kombëtarja angleze me një gol-diferencë 14-1.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku tek Anglia nuk do të paraqiten Rice, Rashford dhe Ward-Prowse, kurse te Shqipëria do të mungojnë Djimsiti dhe Manaj.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Chilwell; Henderson, Phillips; Sterling, Foden, Grealish; Kane

Shqipëria (3-4-1-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Veseli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Bajrami; Cikalleshi, Roshi

20:45 Anglia – Shqipëria (Stadiumi Wembley)

Lexo edhe

Video