​Shqipëri-Kosovë, një gjeografi e përbashkët kulturore

​Shqipëri-Kosovë, një gjeografi e përbashkët kulturore

Onufri Remade Open bën bashkë sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës 18 artistë shqiptarë të të gjitha trojeve. Ekspozita përmban vepra në instalacion, skulpturë, video art, fotografi, pikturë.

Ajo ka lindur si reagim për mbylljen e “Onufrit”, ekspozita 23-vjeçare e artit bashkëkohor në Tiranë.

Drejtoresha e Galerisë së Arteve, Arta Agani tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.


“Kjo është një ekspozitë e shumë përfolur e quajtur ‘Onufri Remade’, e është e kuruar nga mysafirët tonë këtu prezentë, Elton Koritari dhe Ardian Isufi. Nuk kemi nevojë që këtij bashkëpunimi t’i vëmë asnjë emër, sepse është i natyrshëm dhe të ne gjithmonë dyert janë të hapura për ta”, tha Agani.

Dekan i Fakultetit të Arteve Figurative në Tiranë, Ardian Isufi falënderoi institucionet e Kosovës që mirëpritën këtë aktivitet dhe tha se e gjithë kjo punë kishte në fokus artin bashkëkohor.

“Falënderoj shumë institucionet kosovare që mirëpritën këtë aktivitet, sepse ne dëshirojmë që të mbajmë gjallë një aktivitet i cili prej 20 vitesh ishte pjesa më e rëndësishme e aktiviteteve pamore, një konkurs dokumentar Onufri në Shqipëri, por ky kontribut modest në mes fillimisht meje dhe Eltonit, dhe që është përkrahur nga korator të tjerë, artistë që janë jo vetëm shqiptarë, por janë edhe nga Maqedonia, Italia një grup nga Athina, pra është si të thuash një analizë pamore me fokus artin bashkëkohor ku ka përpjekje të madhe për të reflektuar mbi shumë fenomene si politikën, çështje sociale e shoqërore”, u shpreh Isufi.

Isufi theksoi se kanë edhe shumë aktivitete që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërinë.

Lexo edhe

Video

error: