​Shpend Ahmeti njofton zhvillimin e ndeshjes miqësore “Loja e Yjeve” në “Fadil Vokrri”

​Shpend Ahmeti njofton zhvillimin e ndeshjes miqësore “Loja e Yjeve” në “Fadil Vokrri”

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se në stadiumin “Fsdil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e njohur si “Loja e Yjeve”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00 dhe është me karakter miqësor dhe argëtues, përcjellë KosovaPress.


Ky është njoftimi i plotë i Ahmetit:

“Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja e njohur si “Loja e Yjeve”. Kjo ndeshje me karakter miqësor dhe argëtues i vë përballë dy ekipe me përbërje interesante. Njëri ekip përbëhet nga veteranët dhe ekipi tjetër me yjet nga estrada, ish futbollist të njohur e tjerë lojtarë.”

“Ndeshja “Loja e Yjeve” e organizuar nga Komuna e Prishtinës është tradicionale tashmë dhe e mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës e Federata e Veteranëve të Futbollit të Kosovës gjithashtu është pjesë e aktiviteteve 22/22 për 22 vjet liri!”.

Lexo edhe

Video

error: