​Shkel rregullat e trafikut, gjobitet ngasësi i pakujdesshëm

​Shkel rregullat e trafikut, gjobitet ngasësi i pakujdesshëm

Policia e Kosovës ka gjobitur një ngasës automjeti me 150 euro, pasi ka shkelur rregullat e trafikut.

Rasti ka ndodhur më 29 korrik, në orën 19:02, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.


Ngasësi i veturës së tipit “Tiguan” është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një video-incizimi të marrë nga Policia e Kosovës, e cila më pas është vënë në veprim.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, apelon të të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat në trafik, përndryshe do të ketë ndëshkime për gjithë ata që shkelin rregullat e trafikut dhe rrezikojnë jetët e qytetarëve të vendit.

Lexo edhe

Video

error: