​‘Shigjeta’ e Barkley për Leicester në minutën e 91-të

​‘Shigjeta’ e Barkley për Leicester në minutën e 91-të

Futbollistët e Aston Villës mposhtën sonte në udhëtim Leicester me rezultat 1:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të Premier Ligës angleze.

Njeriu i vendimit, në minutën e 91-të, ishte Ross Barkley me një goditje të shkëlqyer nga më shumë se 20 metra.


Ishte goli i tij i dytë për klubin e ri në të njëjtin numër ndeshjesh, pasi ai ishte shënues në fitoren kundër Liverpool (7:2).

Ekipi nga Birmingham është i vetmi në Premierë Ligë që ka performancën maksimale, me katër ndeshje të luajtura, dhe renditet në vendin e dytë me 12 pikë, një më pak se lideri Everton, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Leicester nuk arriti të kompensojë mungesën e Jamie Vardi të dëmtuar, e cila u ndje shumë në humbjen e dytë radhazi.

Lexo edhe

Video

error: