​Shënon Lukaku, Ibra befason të gjithë me veprimin e tij – video

​Shënon Lukaku, Ibra befason të gjithë me veprimin e tij – video

Milani ka pësuar një humbje shumë të rëndë nga Interi në derbin kryesor të kësaj javë në Serie-A pasi është mposhtur si vendas me rezultat 3-0.

Kjo nuk ishte dita më e mirë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli pasi tashmë pas kësaj humbjeje ata mbeten katër pikë prapa Interit që kryeson renditjen tabelare, shkruan KosovaPress.

As sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic i cili deri më tani shihej si lider i Milanit, në këtë sfidë nuk arriti që të tregojë më të mirën e tij.


Por, ajo që i ka befasuar më shumë tifozët e Milanit ishte veprimi i tij i papritur pas golit të tretë të Interit të cilin e shënoi Romelu Lukaku, lojtar ky më të cilin Ibra ishte përplasur edhe fizikisht në derbin e kaluar të Kupës së Italisë.

Pas golit të sulmuesit belg, Ibrahimovic është kapur nga kamerat duke duartrokitur për aksionin e finalizuar me gol nga numri nëntë i Interit.

Ja momenti:

Lexo edhe

Video

error: