​Shënoi ndaj Napolit dhe u kërkoi falje tifozëve, zbulohet arsyeja pse Lautaro e bëri këtë veprim-video

​Shënoi ndaj Napolit dhe u kërkoi falje tifozëve, zbulohet arsyeja pse Lautaro e bëri këtë veprim-video

Lautaro Martinez nuk e ka harruar penalltinë që humbi në derbin e Milanit, teksa festoi golin e tij ndaj Napolit dhe u kërkuar falje tifozëve të Interit.

Argjentinasi nuk kishte shënuar për më shumë se një muaj dhe goli i tij i fundit u shënua më 2 tetor, në një fitore 2-1 ndaj Sassuolos.

Ai gjithashtu kishte humbur penalltinë në derbin “Madonnina” kundër Milanit i cili përfundoi me rezultat 1-1, përcjellë KosovaPress.


24-vjeçari i dha fund mungesës së golave në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Napolit, por çuditërisht festoi duke u kërkuar falje tifozëve të tij.

Sipas “DAZN”, Lautaro kërkoi ndjesë për shkak të gabimeve të shumta para portës gjatë muajit të fundit, veçanërisht gabimit të penalltisë kundër Milanit.

“Nerazzurrët” rrëmbyen një fitore me rezultat 3-2 ndaj Napolit në “Giuseppe Meazza”, duke mbetur katër pikë prapa “Napolitanëve” dhe “Rossonerëve” në krye të tabelës së Serie A.

Lexo edhe

Video

error: