​Shënohet përvjetori i 76 i Bibliotekës Kombëtare

​Shënohet përvjetori i 76 i Bibliotekës Kombëtare

Është shënuar në Prishtinë 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se po merr pjesë në shënimin për të konfirmuar mbështetjen e saj për Bibliotekën Kombëtare.

“Për të konfirmuar mbështetjen qe biblioteka do ta ketë në mision e saj. Ky vend është tempull i dijës ku kanë studiuar gjenerata të tërë intelektualësh. Këtë vit edhe pse në kohë pandemie, kam munduar t’u qëndroj pranë, e kam rritur buxhetin e këshillit të librit, kam iniciuar themelimin e qendrës së librit. Ndikimi që pati pandemia në Bibliotekën Kombëtare vuri nën pah nevojën për sigurimin e qasjes në materiale të digjitalizuara. Zotohem se do të kërkoj rrugë të përkrahjes dhe do të mbështes bibliotekën në projektin e digjitalizimit”, shtoi ajo.


Për profesor Anton Çetën ajo tha se është figure e madhe e kombit shqiptar.

“Kamemocion të veçantë sepse profesor Çeta ishte mik i familjes sonë, qëndroi pranë nesh në periudhat më të vështira. Andaj Donikë, edhe pse i patëm e nuk i patëm shumë

gjatë, jemi si fëmijë të detyruar ta trasojmë rrugën e tyre, e sidomos të profes Anton Çetës”, tha ajo.

Gjithashtu ajo ka hapur dy ekspozita në nderë të 100 vjetorit të lindjes se profesor Anton Çetës.

Lexo edhe

Video

error: