Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Shenjat që tregojnë se intervista juaj e punës ka shkuar mirë

​Shenjat që tregojnë se intervista juaj e punës ka shkuar mirë

Koha pas ndonjë interviste pune zakonisht është plot pikëpyetje. “Si jam përgjigjur? Si i pritën përgjigjet intervistuesit? Çfarë duhet të bëja ndryshe? A do të më thërrasin për intervistë të dytë?”

Edhe rekruterët dallojnë në bazë të karakterit dhe kompanisë ku marrin pjesë, disa janë të ftohtë dhe të pakëndshëm, të tjerë janë më të afërt dhe krijojnë ndjesi të mira te kandidatët. Por, në as njërin as tjetrin qëndrim, kandidatët nuk mund të mbështeten në lidhje me verdiktin final.

Por, janë disa shenjat që mund t’ju tregojnë se keni bërë një intervistë të mirë.

Jeni pyetur rreth interesimeve të fundit

Nëse intervistuesi ju pyet se çfarë mendoni për punën dhe kompaninë, është shenjë e mirë. E tillë është po ashtu kur pyeteni se ku tjetër do të intervistoheni gjatë kësaj kohe. Nëse ai/ajo nuk do të interesohej për ju interesi juaj për kompanitë e tjera nuk do të kishte rëndësi. Përmes përgjigjes, ai e kupton sesa janë gjasat që të mund ta pranonit edhe ndonjë ofertë tjetër pune.

Përmendja specifike e punëve të pozitës

Nëse intervistuesi ka kaluar në pjesën ku i tregon në detaje specifikat dhe përgjegjësitë e pozitës, ka mundësi që do të thotë se ndihet i sigurtë për aftësitë tuaja për ta çuar bisedën në një nivel tjetër. Shenjë akoma më e qartë është nëse gjatë kësaj pjese intervistuesi ju drejtohet me “ju” ose “ti”. Për shembull “Ti do t’i raportosh Florës, menaxheres së marketingut digjital, çdo ditë”. Kjo do të thotë që është duke parashikuar atë rol për ty.

Intervistuesi jep pohime pozitive

Kur rektuterët japin reagime pozitive pas përgjigjes tuaj, ju jeni në rrugën e duhur. Dëgjoni sesi përgjigjet intervistuesi juaj kur i përgjigjeni pyetjeve! Përgjigjet si “Kjo është shumë e vërtetë”, “Po, kjo është pikërisht ajo që po kërkojmë”, e të tilla janë disa sinjale shpresëdhënëse për ju.

Ju kërkohet një intervistë e dytë


Ftesa për një intervistë të dytë është njëra ndër më të rëndësishmet. Kjo do të thotë që intervista e parë ka shkuar mirë. Por, kjo nuk do të thotë që të ndiheni plotësisht i sigurtë, ndonjëherë ka mundësi që edhe kandidatët e tjerë të ftohen për një intervistë të dytë. Përgatituni ashtu siç jeni përgatitur edhe për të parën!

Intervistuesi jua shet punën

Nëse intervistuesi kalon kohë duke e promovuar pozitën, kulturën e kompanisë dhe pse ai/ajo e pëlqen të punojë atje, kjo është shenjë e mirë. Ai me siguri, që këtë nuk do ta bënte, nëse nuk do të kishte synim që të ishit pjesë e asaj kompanie. Një tjetër shenjë e mirë është nëse ju pyesin se kur do të mund të punësoheshit nëse do të pranoheshit në punë.

Intervista zhvillohet më shumë se 30 minuta

Kur punëdhënësi gjatë intervistës ju ka bërë pyetje cilësore, i ka dëgjuar përgjigjet tuaja me vëmendje dhe i ka diskutuar detajet e pozitës dhe gjithë kjo ka marrë kohë më shumë se 30 minuta, atëherë mundësitë që t’i keni pëlqyer atij/asaj janë shumë të mëdha. Por, këtë përshtypje mund ta fitoni pas intervistës vetëm me një intervistues, Sepse nëse ajo zhvillohet me më shumë se një, atëherë disa mund ta marrin fjalën vetëm sa për ta bërë punën e tyre.

Shkëmbeni informacionet e kontaktit

Mund të filloni të entuziazmoheni kur intervistuesi ju jep një kartvizitë, emailin, ose numrin e telefonit. Edhe më shumë nëse ai ju inkurajon që të mund ta kontaktoni në çdo kohë nëse keni pyetje ose shqetësime.

Rroga rritet

Shumica e intervistuesve nuk marrin pjesë në diskutimet e pagës, nëse nuk e ndjejnë që jeni zgjedhje e duhur për kompaninë. Pyetjet e intervistës në lidhje me pagën tuaj aktuale, pagën e kaluar dhe atë pagë që prisni të merrni mund të jenë shenja të mira, se ata po ju konsiderojnë seriozisht për këtë punë.

Jeni prezantuar me stafin

Pozitive është edhe prezantimi me kolegët e tjerë të zyrës, apo kompanisë. Kjo është një konsideratë për pozitën për të cilën keni aplikuar./AkademiPune/

Lexo edhe

Video

error: