​SHBA pas njohjes nga Izraeli: Kur partnerët janë të bashkuar ne jemi më të fortë

​SHBA pas njohjes nga Izraeli: Kur partnerët janë të bashkuar ne jemi më të fortë

Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për formalizmin e raporteve diplomatike.

Zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta.


Ai gjithashtu u zotua se Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Price.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian doli me deklarata ndryshe pas vendimit që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv duke shprehur keqardhje.

Lexo edhe

Video

error: