​Shala: S’ka pasur krizë energjetike, LVV gënjeu

​Shala: S’ka pasur krizë energjetike, LVV gënjeu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklaruar se nuk ka pasur krizë energjetike në vend dhe se ky është narracion i krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

I ftuar në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1, Shala tha se krizë energjetike ka pasur vetëm në muajin janar, për shkak të defektit por edhe keqmenaxhimit strukturor e organizativ.


Sipas tij, prodhimi vendor në atë kohë si dhe eksportet jashtë vendit e “demantojnë narracionin e krijuar nga Qeveria, Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe politika e LVV-së”.

“Z. Muja duhet të arsyetojë narracionin tash e disa muaj që ka krijuar LVV dhe ekzekutivi mbi nevojën dhe krizën energjetike të paqenë, përjashto janarin që kemi pasur një krizë të arsyeshme për shkak të defektit dhe keqmenaxhimit strukturor dhe organizativ të kësaj qeverie. Narracioni i tyre ishte i paqenë sepse nuk kemi pasur krizë çfarë na është thënë, pra është krijuar narracion është bind qytetari, tërë Kosova që jemi në krizë pa qenë faktet argumentet prodhimi vendor dhe eksportet tona demantojnë narracionin e krijuar nga ZRRE-ja, ekzekutivi dhe politika e LVV-së tash e gjashtë muaj”, tha Shala. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.