​Sezon i vështirë për Juventusin, planifikohet shitja e Cristiano Ronaldos

​Sezon i vështirë për Juventusin, planifikohet shitja e Cristiano Ronaldos

Juventus thuhet se po planifikon të rindërtojë ekipin dhe do të diskutojë me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij.

“Tuttosport” raporton se e ardhmja e yllit portugez në Juventus është në dyshim pas një sezoni të vështirë, pasi Andrea Pirlo vazhdon të jetë i ngarkuar me një projekt rinovimi në “Allianz Stadium”.

36-vjeçari ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje në Serie A dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022, përcjellë KosovaPress.


Gazetari Fabrizio Romano raporton se “Bianconerët” do të ulen me sulmuesin veteran dhe do të diskutojnë për të ardhmen, duke sugjeruar se ka një mundësi që ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit të largohet një vit më herët.

Por “La Gazzetta dello Sport” raporton se Cristiano nuk mund të jetë i lumtur, por ai e di që nuk është e lehtë të gjesh një klub që i garanton të njëjtën pagë.

Raporti pretendon se zgjidhja më e mundshme do të ishte të shihet kontrata deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Ronaldo ka sjellë përfitime tregtare por gjithashtu ka zvogëluar burimet për tregun e transferimeve dhe situata është bërë më e komplikuar gjatë pandemisë.

Lexo edhe

Video