Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Serie A: Vazhdon sot xhiro e 19 me disa ndeshje interesante

​Serie A: Vazhdon sot xhiro e 19 me disa ndeshje interesante

Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A, rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 19, në programin e ditës së shtune.

Dy ndeshjet më interesante për sot do të jenë mes liderit të tabelës AC Milan, që zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së Atalantas, dhe Interi që është mysafirë i Udineses, përcjell KosovaPress.

Pas 18 xhirosh, tabela e Serie A kryesohet nga Milani me 43 pikë, që pasohet menjëherë nga Interi me 40 pikë, dhe Top 4 e përmbyllin Napoli me 34 pikë në vend të tretë dhe AS Roma në vend të katërt me po të njëjtat pikë sa ka Napoli.

Në zonën e rrezikut në tabelë gjenden skuadrat si Torino, Parma dhe Crotone. Torino renditet në vendin e 18, Parma gjendet në të 19 dhe të fundit në tabelë gjenden Crotone.


Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur programin e ditës së shtune në Serie A.

15:00 AS Roma (4) – Spezia (13) (Stadiumi Olimpico)

18:00 AC Milan (1) – Atalanta (6) (Stadiumi San Siro)

18:00 Udinese (15) – Inter (2) (Stadiumi Friuli)

20:45 Fiorentina (14) – Crotone (20) (Stadiumi Artemio Franchi)

Lexo edhe

Video

error: