​Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Mitrovicë

​Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Mitrovicë

Pasditen e së mërkurës është pati të shtëna me armë zjarri në fshatin Koshtovë të Mitrovicë.


Për çka policia ka sekuestruar një armë në aheng familjar  që po mbahej në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.. Pas identifikimit të të dyshuarit është dorëzuar një armë gjuetie nga e cila armë kishte shtënë i dyshuari.  Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën dhe dy gëzhojat. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.L, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video