​Sekuestrohen armë dhe municione në Kaçanik

​Sekuestrohen armë dhe municione në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisje të zhvilluar sot në Kaçanik, në një shtëpi kanë gjetur dhe sekuestruar dy revole pa leje dhe municione.

Po ashtu tek i dyshuari kanë gjetur edhe dy armë tjera që i posedonte me leje valide.

Komunikata e plotë e Policisë:

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj, sot gjatë ditës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Ferizaj, është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet

përcjellëse të personit M. ZH. (m/sh/k  31 vjeç) në Kaçanik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:


–       Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje.

–       Një armë e gjatë  e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA,  me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-06 Sprg, .me leje valide.

–       Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg,

–       Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek  për të cilën nuk posedon leje,

–       Një Pistoletë Beretta, made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Pas intevistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video

error: