​SBAShK-u proteston me 4 dhjetor , Jasharaj: Do të jetë alarmi i fundit për qeverinë

​SBAShK-u proteston me 4 dhjetor , Jasharaj: Do të jetë alarmi i fundit për qeverinë

SBAShK-u me 4 dhjetor do të organizojë një protestë për të shprehur pakënaqësinë për mos miratimin e ligjit të pagave. Nëse edhe pas kësaj proteste nuk do të ketë reflektim nga ana e Qeverisë së Kosovës atëherë do të ketë përshkallëzim të veprimeve sindikale nga ana e SBAShK.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, tha se po mungon vullneti nga ana e qeverisë për tu takuar me sindikatën, ku përmendi kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfefeve Hekuran Murati.


“SBAShK-u veprimin e parë sindikal do të bëjë të shtunën e 4 dhjetorit me pjesëmarrje të kufizuar. 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për qeverinë. Opsioni i parë pas 4 dhjetorit është ta përgatisim një protestë, që nënkupton në atë protestë do të jenë të gjithë. Pas kësaj do të fillojmë me grevën e përshkallëzuar”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk do të ketë reflektim dhe se hyjnë në grevë atëherë orët e humbura nuk do të kompensohen.

“Le ta di qeveria që orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen. Uroj që Qeveria e Kosovës të reflektojë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.