​SBAShK-u paralajmëron greva

​SBAShK-u paralajmëron greva

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka paralajmëruar greva, duke thënë se ky nuk është as shantazh e as kërcënim, por paralajmërim me kohë.

Në një komunikatë për media të SBAShK-ut thuhet se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës sikur nuk po duan t’i shohin e t’i pohojnë angazhimet e mësimdhënësve deh sa herë që përmendet fjala ‘grevë’ po përdorin fjalët ‘shantazhë’ dhe ‘kërcënim’.


“Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkoj nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veprojë, së paku, siç bëri Qeveria Hoti, që siguroi mjete  buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor  për një vit këta njerëz, që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por  në vitin 2021 kjo nuk u realizua. Ne insistuam e apeluam  edhe për vaksinimin  e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar… Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe  kurdo herë që mediet pyesin  për paralajmërimet tona legjitime  se nëse Qeveria nuk  i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale  Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët  shantazh dhe kërcenim”, thuhet në komunikatë.

SBAShK-u rithekson se  janë të gatshëm e të përkushtuar, që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia,  të mbajnë procesin mësimor në institucione arsimore.

“Ne dëshmuam  do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet po aty.

Lexo edhe

Video