​Salih Mustafa konfirmon deklaratën e tij: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ndaj të cilit ka nisur sot gjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë, është deklaruar i pafajshëm. Ai madje Dhomat e Specializuara e i ka quajtur “Zyra e Gestaops”, siç quhej dikur shërbimi i sekret i Gjermanisë naziste.

Nga gjyqtarja atij i është kërkuar të konfirmojë deklaratën e tij të dhënë më 28 tetor të vitit 2020 rreth fajësisë apo pafajësisë së tij.

“Nuk jam fajtor për asnjë nga piakt që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, ka thënë Mustafa.


Ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë lexuar akuza ndaj Mustafës por jo aktakuza në tërësi.

“Në aktakuzën e konfirmuar prokurori i specializuar akuzon zotin Salih Mustafa me: 1. Krimin e luftës të ndalimit arbitrar sipas nenit 14 1c të ligjit, të kryer në një kompleks ndalimi në Zllashë në Kosovë, kundër të paktën gjashtë personave nga afërsisht 1 prilli 1999 deri 19 prill 1999; 2. Krimin e luftës të trajtimit mizor sipas nenit 14 paragrafi 1 nën paragrafi ‘c’ të kryer në një kompleks ndalimi në Zllashë në Kosovë kundër të paktën gjashtë personave nga afërsisht 1 prill 1999 dhe 19 prilli 1999; 3. Krimi i luftës torturë sipas nenit 14 kryer në kompleksin e ndalimit që ndodhet në Zllashë në Kosovë kundër të paktën gjashtë personave afërsisht nga 1 prilli 1999 dhe 19 prill 1999 dhe; Pika 4 krimi i luftës për vrasje të paligjshme sipas nenit 14 të ligjit kryer në kompleksin e ndalimit që ndodhet në Zllashë në Kosovë kundër një personi midis afërsisht 19 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999”, ka thënë prokurori.

Ky është gjykimi i parë që po fillon në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Lexo edhe

Video

6 Comments

Komentet janë të mbyllura.