​Saka starton nga minuta e parë dhe bën historinë me Anglinë

​Saka starton nga minuta e parë dhe bën historinë me Anglinë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate vazhdon të befasojë me vendimet e tij në Euro 2020, dhe e ka bërë këtë edhe sot duke e vendosur Bukayo Sakan përsëri në formacionin startues në vend të Jadon Sanchos për gjysmëfinalen kundër Danimarkës.

Sancho është lënë në stol për takimin që zhvillohet në “Wembley” dhe ky është ndryshimi i vetëm nga fitorja e së shtunës ndaj Ukrainës, përcjellë KosovaPress.


Jordan Pickford është në portë me Luke Shaw, Harry Maguire, John Stones dhe Kyle Ëalker para tij.

Declan Rice dhe Kalvin Phillips janë në rolet e tyre në mesfushë, me Saka, Raheem Sterling, Mason Mount dhe Harry Kane që kompletojnë formacionin.

Ndryshe, sonte Saka bënë histori duke u bërë anglezi më i ri që filloi një ndeshje në fazën gjysmë-finale të një turneu të madh.

Lexo edhe

Video