​Sa e vështirë është të udhëtosh me kafshë?

Udhëtimi me një kafshë prej Kosovës për në një vend tjetër është sfidë në vete. Sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm, përfshirë pasaportën e kafshës, certifikatën e shëndetit të vulosur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë vetëm disa prej kushteve që duhet plotësuar.

Udhëtimi me kafshë bëhet edhe më i vështirë marrë parasysh faktin se Kosova nuk i ka të rregulluara çështjet e transportit të kafshëve, si dhe në mungesë të akteve nënligjore ku specifikohen kushtet dhe detyrat se si duhet të transportohen kafshët shoqëruese, qeni dhe macja.

Me të gjitha këto është ballafaquar Elza Ramadani në udhëtimin e saj për në Itali, teksa me vete kishte qenin.

Ramadani, e cila është drejtoreshë ekzekutive në Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve, ka ndarë me KosovaPress eksperiencën e saj të këtij udhëtimi.

Për të, ky udhëtim përbën përvojë interesante por edhe shumë stresuese njëkohësisht.

Ajo apelon të gjithë mbajtësit e kfshëve shoqëruese që të kenë parasysh disa gjëra para se të vendosin të udhëtojnë me qen apo mace.


E gjatë udhëtimit duhet të përdoret pak ose fare ushqim, pasi që konsiderohet se kafsha ka stres dhe nëse stomaku është i mbushur me ushqim gjatë kësaj periudhe, mund të shkaktojë të vjella.

Veterinari Bujar Zeqiri tha se përveç të lehurave dhe dridhjes, kafshët mund të pësojnë edhe infarkt nga stresi gjatë udhëtimeve të gjata.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Por si duket nuk janë të shumtë ata që udhëtojnë me kafshë jashtë vendit.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka lëshuar rreth 50 certifikata për kafshë shoqëruese.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi thotë po ashtu se nga fundi i vitit  të kaluar janë duke e zhvilluar projektin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese në Kosovë, ku sipas tij deri më tani janë regjistruar rreth 10 mijë qenë. Përmes këtij projekti, Thaçi thotë se u mundësohet të gjithë pronarëve të qenve të marrin shërbime pa pagesë për t’i legalizuar kafshët e tyre dhe për të pasur të drejtë lëvizjeje kudo./Z.Zeneli/

Lexo edhe

Video