​Sa dhe pse duhet që bizneset të kenë transparencë me punonjësit?

​Sa dhe pse duhet që bizneset të kenë transparencë me punonjësit?

Janë disa pyetje që bëhen për transparencën në vendin e punës. Sa informacione i ndani me punonjësit për të nxitur transparencë në biznes? Çdo pronar i biznesit dhe secili menaxher vendos se sa informacion dëshirojë që ta tregojë gjatë një dite. A dëshiron që t’i bësh punonjësit ta dinë që të hyrat e kompanisë po ndryshojnë? Po në lidhje me riorganizimin ose zvogëlimin e brendshëm?

Është e rëndësishme që të ndaleni dhe t’i shikoni pasojat e të gjitha veprimeve. Nganjëherë konfidencialiteti është i nevojshëm, por mbajtja e disa gjërave sekrete mund t’i përballin punëdhënësit me probleme ligjore.

Prandaj, merrni parasysh këto katër arsye pse do t’ju duhej që ta konsideroni rritjen e transparencës në biznesin tuaj!

Transparenca e pagës i ndalon diskrepancat

Fshehja e pagës nuk është vetëm politikë e kompanisë, por edhe çështje kulturore. Punonjësit nuk i tregojnë njëri tjetrit për pagën e tyre, por as njerëzve jashtë kompanisë. Të gjithë në kompani kujdesen që të mos lënë kopje të pagës së tyre në ndonjërin cep të zyrës, sepse kjo do të ngjallte pakënaqësi të punonjësit e tjerë.

Por, pavarësisht kësaj, transparenca e pagës mund ta mbrojë biznesin nga çështjet ligjore. Nëse të gjithë e dinë pagën e dikujt tjetër, ata do ta krahasojnë pagën e tyre dhe ata do të jenë të njohur që paga e tyre ka dallim. Por në qoftëse dy kolegë bëjnë të njëjtën punë dhe kanë të njëjtin titull, por ndonjëri prej tyre e kupton që paguhet më pak, atëherë kompania do të ketë probleme.

Punonjës besnikë dhe të informuar

Kur të ardhurat janë të larta, kompania zakonisht feston, madje edhe mund të ofrojë shpërblimet si bonuset. Kur të ardhurat janë të ulëta, punonjësit mund të mos jenë të vetëdijshëm për këtë. Kjo është diçka e keqe, sepse do të thotë që dështimet do të vijnë.


Këshillë:Kur punonjësit janë të njoftuar se çfarë po ndodhë me kompaninë, ata mund të marrin vendime më të mira.

Kjo mund të shihet si rrezik, mirëpo punonjësit nuk do të mund t’i zgjidhin problemet e tyre, nëse nuk e dinë se me çfarë po përballet kompania.

Transparenca i ndalon keqpërdorimet

Keqpërdorimet mund të vijnë nga disa punonjës të cilët arrijnë t’i ndajnë një shumë të vogël të parave nga kompania pa u vërejtur. Kështu që, për ta parandaluar këtë, nëse më shumë se një person e dijë se çfarë po ndodhë, është më e vështirë për një person që të bëjë keqpërdorime.

Transparenca i ndalon humbjen tragjike të të dhënave

Biznesi juaj mbase nuk e ka nivelin e sekretit sikur të Coca Cola-s për formulën e pijes, por a janë sistemet tuaja transparente?

Çfarë ndodhë në qoftëse personi përgjegjës për marketingun vendos që të largohet nga puna, por me urrejtje dhe zhurmë? A janë të gjitha planet e marketingut edhe në laptopin e tij dhe ka vetëm ai qasje?

Ky nuk mund të përdoret si argument për të vendosur fjalëkalim, por nuk duhet që as konkurrentët të kenë qasje në gjithë atë plan. Por nuk duhet as që ta mbani aq sekret sa nëse atij personi i ndodhë diçka i gjithë plani të zhduket. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video