​Rusia konfirmon fundosjen e anijes kryesore luftarake “Moskva”, shkaku mbetet i pakonfirmuar

​Rusia konfirmon fundosjen e anijes kryesore luftarake “Moskva”, shkaku mbetet i pakonfirmuar

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se anija kryesore luftarake e saj “Moskva”, është fundosur.

Ukraina pretendon se goditi anijen 86 metra me raketat e saj Neptun, raporton BBC.

Anija me 510 ekuipazhe ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë, duke e bërë atë një objektiv të rëndësishëm simbolik dhe ushtarak.

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi po tërhiqej në port kur “detet e stuhishme” shkaktuan fundosjen e saj, sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.


Megjithatë, sipas BBC-së, shkaku i shpërthimit në bordin e anijes ruse mbetet ende i pakonfirmuar.

Ka pasur raporte kontradiktore gjatë gjithë ditës në lidhje me shkakun e shpërthimit në bordin e anijes luftarake ruse që është parë si krenari e Rusisë në Detin e Zi, e cila thuhet se tani është fundosur.

Më herët, Rusia kishte thënë se kishte një zjarr në bord pasi municioni shpërtheu.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se pretendimet e Ukrainës se ka goditur anijen me një raketë janë më të besueshmet.

Lexo edhe

Video