​Rusët po kryejnë krime lufte në Ukrainë duke bartur mbi tanke mbishkrimin “Serbia” (Foto)

​Rusët po kryejnë krime lufte në Ukrainë duke bartur mbi tanke mbishkrimin “Serbia” (Foto)

Forcat ruse po vazhdojnë agresioni ndaj Ukrainës, derisa luftimet më të ashpra po zhvillohen në lindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Donbasit.

Në 100 ditët e luftës, ka raportime të ndryshme për humbjet e palëve, por faktet e tmerrshme nga terreni tregojnë për mijëra humbje jetësh të civilëve ukrainas.

Për këto 100 ditë, shtetet perëndimorë në krye me SHBA-në i kanë vendosur Rusisë, Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij një sërë sanksionesh, në mënyrë që Kremlini të heqë dorë nga agresioni ndaj Ukrainës.

Mirëpo, ka qenë një shtet evropian, i vetmi, që deri më tash nuk e ka bërë as edhe të vetmin hap për ta sanksionuar Rusinë. Bëhet fjalë për Serbinë, shtet ky që ditë më parë arriti marrëveshje pikërisht me Rusinë për furnizim me gaz.


Dhe jo vetëm kaq, dje ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi se kryediplomati rus, Sergei Lavrov do ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor, tri ditë para se kancelari gjerman, Olaf Sholz të shkojë në Beograd.

Po ashtu, më herët gjatë agresionit, është raportuar për një numër vullnetarësh serbë që po luftojnë në anën e forcave ruse në Donbas, përfshirë Donteskun dhe Luhanskin, si dy qytetet kryesore në këtë rajon.

Dhe jo vetëm kaq… dje janë publikuar fotografi të forcave ruse në Shevchenko, rajonin e Kharkivit, ku është raportuar për krime të shumta ndaj civilëve ukrainas. Në këtë fotografi, forcat ruse pozojnë para një tanku në të cilin është shkruar në rusisht “Serbia”

Ky mbishkrim i heqë të gjitha dyshimet se Rusia mbështetet fuqishëm në Serbinë dhe në politikën e saj destruktive në Ballkanin Perëndimor. Paterica ruse në Evropë po i shkakton kokëçarje të mëdha edhe Bashkimit Evropian, pasi që Brukseli zyrtar mori vendim në fillim të kësaj javës t’i vë embargo Rusisë në eksportin e naftës dhe gazit.

Lexo edhe

Video