​Rukiqi pas takimit me Muratin: Do të subvencionohen 50 % e pagave të punëtorëve dhe qerave

​Rukiqi pas takimit me Muratin: Do të subvencionohen 50 % e pagave të punëtorëve dhe qerave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka takuar të enjten, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Rukiqi tregon se në këta takim, Murati ka konfirmuar se do të subvencionohen qeratë dhe pagat e punëtorëve për bizneset që preken direkt nga masat e fundit antiCOVID-19.

Sipas këtij plani, parashihet subvencionimi 50 përqind i pagave të punëtorëve për muajin prill, dhe 50 përqind e shpenzimeve të qerasë për muajin prill.


Rukiqi tregon se mjetet do të ndahen në fund të muajit prill apo më së largu në fillim të muajit maj,

“Sapo përfunduam një takim shumë përmbajtjesor me Ministrin Hekuran Murati. U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të: Subvencionohet 50% e pagave të punëtorëve (për muajin Prill); Subvencionohet 50% e shpenzimeve të qirasë (për muajin Prill). Mjetet do të ndahen, në fund te muajit Prill, ose më së largu në fillim të muajit maj”, tregon Rukiqi.

Rukiqi po ashtu thotë se do të ndërmerren edhe veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të vecanta, përfshirë edhe sektorin e transportit.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë Ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka treguar ai nëpërmjet një postimi në “facebook”.

Lexo edhe

Video

error: