​Ruçi: Rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Kosova, Ruçi tha se është premtuese për dialogun, fakti që ShBA dhe BE nuk kanë dallime në qëndrime. 

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ruçi e vlerësoi pozitive edhe qëndrimin dinjitoz të ish drejtueseve të UÇK-së karshi Gjykatës Speciale. Derisa theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne si Shqipëri vlerësojmë shumë vizitën e fundit të zotëri Palmer dhe Lajçak në Prishtinë dhe Beograd si dhe kontributin e tyre për dialogun Kosovë-Serbi. Sigurisht vlerësuam edhe dakordësinë për takimin e parë që parashihet të mbahet në qershor të këtij vitit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Sigurisht që e ndajmë të njëjtin mëndim se rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellë të dy vendeve. Anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE si dhe trajtimi ne drejtë të minoriteteve në Kosovë, karshi Kushtetutës së Kosovës. Për mua është inkurajuese mbështetja e administratës amerikane dhe personalisht presidenti Biden, i cili tha se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve e fokusuar në njohën e ndërsjellë. Gjithashtu edhe përfshirja dhe angazhimi i ShBA për arritjen e një marrëveshje të drejtë dhe qëndrueshme që i hapë perspektivën evropiane Kosovës dhe Serbisë. Për ne është premtuese fakti që si ShBA dhe BE nuk kanë dallim qëndrimesh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, tha ai.


Ruçi tha se Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Shqipëria vlerëson shumë qëndrimin të dinjitoz të ish drejtueseve të Republikës së Kosovës dhe UÇK-së, si dhe gatishmërinë e tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe t’i dalë të vërtetës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet dhe gjenocidi serb.  Vlerësojmë gjithashtu edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, Presidencës, Kuvendit dhe forcave kryesore politike dhe liderëve të saj për maturin, qetësinë dhe unitetit për  bashkimin e nevojës për konsultime për dialogun me Serbinë. Për mendimin tonë si Shqipëri, Serbia është ajo që ka kryer gjenocid, ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ajo ka fshehur kriminel në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ndërsa sot përpiqet të glorofikojë kriminelët e vet që i kanë mbrojtur dhe fshehur. Pra duke përfundimtar, koha punon për Kosovën se ajo është në anën e duhur dhe drejtë të historisë. Ne nuk do të rreshtim së punuar për të”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, Ruçi pasi takimit me Konjufcën tha se duhet bashkëpunim më i madh në politikën e jashtme për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

“Vlerësuam arritjen në fushën ekonomike, atë tregtare, turistike, arsimore dhe kulturore. Sigurisht që u ndalë më bashkëpunimin e më tejshëm të politikes së jashtme dhe diplomatike. Duke ndarë së bashku të njëjtin mendim për nisjen e diplomacisë për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Sigurisht në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, tha Ruçi.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.