​Rritet numri i ankesave për shkelje disiplinore të prokurorëve

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 është rritur numri i ankesave dhe kërkesave për fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit.

Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme për medie të “Drejtësia Sot”, në kuadër të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS tha se Këshilli Prokurorial ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillimin e këtyre procedurave disiplinore, duke krijuar panele hetimore.

“Të gjeturat e analizës tregojnë se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, kemi një trend të rritjes së numrit të ankesave dhe kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, në raport me viti 2020. Të dhënat zyrtare për periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2021, tregojnë se KPK ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillim të procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, e më pas për të njëjtat ka krijuar panele hetimore. Njëkohësisht, Drejtësi Sot vlerëson se është hap pozitiv inicimi i këtyre procedurave me vetiniciativë nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorëve”, tha ajo.


Sipas saj, Ligji aktual nuk e ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje.

Drejtësia sot ka gjetur se Ligji aktual nuk ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje disiplinore ose në rasti ne arritjes së një marrëveshje për pranimin e shkeljes disiplinore[…]Sa i përket praktikes së ndjekur deri më tani ‘Drejtësia Sot’ e konsideron tejet konfuz faktin që autoritetit kompetent e hedh poshtë ankesën nëse e njëjta është anonime ose shkelja e supozuar është parashkruar. Pasi autoriteti kompetent nuk po trajton fare shkeljen eventuale që është shkak për ngritjes së ankesës respektivisht nuk e konsideron fare seriozitetin e saj”, shtoi Hoxha-Zhuja.

Ajo paraqiti edhe disa rekomandime për KGJK-në, KPK-në dhe Gjykatën Supreme.

“Drejtësia sot fton Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Supreme të bëjnë publikimin e vendimeve të Gjykatës Supreme të marra në drejtim të vendimeve disiplinore në shkallë të parë nga ana e këshillit Gjyqësor. Drejtësia Sot fton Këshillin Prokurorial të bëjë plotësim-ndryshimin e rregullores për transferim dhe  avancim të prokurorëve, ashtu që të ndryshojnë sanksionet disiplinore”, deklaroi ajo.

Krahas këtyre, ajo tha se duhet të bëhet plotësim-ndryshimi edhe i Ligjit për Avokatin e Popullit që ndërlidhen me shkeljet disiplinore./E.Zeqiri

Lexo edhe

Video