​Rrihet një shqiptar në veri

​Rrihet një shqiptar në veri

Një qytetar shqiptar është rrahur në veri të Mitrovicës para pak minutash, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.


Sipas këtyre burimeve, ai është rrahur derisa po kalonte udhëkryqin afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës, nga disa persona që dyshohet të jenë pjesëtarë të organizatës paralele në veri “civilna zashtita”.

Mësohet se viktima aktualisht ndodhet në spitalin e jugut të qytetit për trajtim.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.