​Rreth 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

​Rreth 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës  i moshës 77 vjeçare ishin dy personat e parë të  cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, më 13 mars 2020-ës. Prej atëherë e deri më sot në vend me COVID-19 u infektuan 161 mijë e 311 qytetarë. Ndërsa shkak i infektimit me këtë virus gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 2 mijë e 989 qytetarë.

Për mbrojtje nga COVID-19 ka pati filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.  779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).


Edhe në Kosovë ka filluar të jepet doza përforcuese dhe e tretë e vaksinës antiCOVID-19.

Aktualisht në vend janë 331 raste aktive. E ku vetëm në Prishtinë janë 62 raste aktive me koronavirus.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • 16 raste të reja me COVID-19 - KosovaPress , December 25, 2021 @ 2:07 pm

    […] ShSKUK po trajtohen 12 pacientë me Covid-19 pozitivë dhe 27 post-Covid​Rreth 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë​MSH informon për orarin për vaksinimin e qytetarëve me COVID13 raste pozitive me […]

Komentet janë të mbyllura.