​Rrahmani sqaron zhvendosjen tek ulëset pas deputetëve të AAK-së në Kuvend

​Rrahmani sqaron zhvendosjen tek ulëset pas deputetëve të AAK-së në Kuvend

Shpërfaqja e dallimeve në qëndrime për disa çështje me partine tij (Lëvizja Vetëvendosje) dhe zhvendosja te ulëset pas deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës ngritën dyshimet që deputeti Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli mund të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, ka qenë vetë Rrahmani që ka deklaruar se nuk e ka në plan që të largohet nga LVV.

Rrahmani në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se mandatin e deputetit do ta përfundojë si pjesë e Vetëvendosjes.

“Nuk besoj që do të ketë të paktën me aq sa kam parë dhe diskutimet që i kemi mes vete si kolegë deputetë, nuk është që kam parë indikacione që dikush mund të largohet. Po flas personalisht që as nuk e kam plan ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se votuesit që më kanë votuar, unë kam garuar në petkun e LVV-së dhe mandati im do të përfundojë në LVV”, deklaroi ai.


Po ashtu, Rrahmani thotë se pas përfundimit të mandatit do të vlerësojë punën e tij dhe do ta shoh se a do të vazhdojë edhe më tej.

“Do të mundohen deri në fund të mandatit të jap kontributin tim maksimal që të ketë një qeverisje dhe një punë në Kuvend, i cili do të jetë i dobishëm për vendin dhe natyrisht pas përfundimit të mandatit do ta vlerësojë punën time se a kam qenë i dobishëm dhe a duhet të vazhdojë”, tha ai.

I pyetur se pse ai dhe deputeti tjetër Gramoz Agusholli në seancën e së enjtes u ulën pas Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrahamni tha se ato ulëse nuk i takojnë asnjë grupi parlamentar.

“Fillimisht kjo pjesa ku jemi ulur unë dhe Gramosi nuk është pjesa ku ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këto dy rreshta janë të lira, nuk janë të asnjë grupi parlamentar dhe zakonisht këtë e shfrytëzojnë të gjithë deputetët e të gjitha subjekteve partiake kur kemi diskutime me kolegë deputetë të cilët nuk jemi ulur afër me ulëse, i shfrytëzojmë si vende të lira. Kjo ndodh në secilën seancë, jo vetëm tash, ka ndodh që nga fillimi kur kemi filluar me qenë deputetë në Kuvendin e Republikë së Kosovës”, tha Rrahmani. 

Lexo edhe

Video