​Rrah dhe e dëbon gruan nga banesa, një i arrestuar në Hanin e Elezit

​Rrah dhe e dëbon gruan nga banesa, një i arrestuar në Hanin e Elezit

Stacioni policor në Hanin e Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani i Elezit është një rast i dhunës në familje.


Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.M. (37), i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes  së tij A.M. (36), duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin.

I dyshuari, pasi intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lexo edhe

Video

error: