​Rozeta Hajdari pozitiv me COVID-19

Pa deputetët e opozitës në sallë po vazhdojnë punimet e Kuvendit me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka bërë të ditur se pozitiv me COVID-19 ka rezultuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.


“E kemi edhe shqyrtimin e propozim vendimit të qeverisë për miratimin e rekomandimit të komisionit ndërministror për investim strategjik për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues Kosmonte Food Shkp, këtë pikë do ta shtyjmë për arsye se ministrja Hajdari ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk mund të jetë e pranishme që të bëjë prezantimin”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa përveç deputetëve të opozitës, në seancë nuk po marrin pjesë as ata të Listës Serbe.

Lexo edhe

Video