​Ronaldo vazhdon me ekzaltimin e tij për kthimin te United: Vendimi më i mirë që mund të kisha marr

​Ronaldo vazhdon me ekzaltimin e tij për kthimin te United: Vendimi më i mirë që mund të kisha marr

Cristiano Ronaldo vazhdon të shpreh ngazëllimin e tij për rikthimin në “Old Trafford” pasi u largua nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti.

Portugezi thotë se kthimi në Manchester United është vendimi më i mirë që ka marrë deri më tani.

Cr7  bëri një kthim ëndrrash në “Old Trafford” pasi ai shënoi dy herë në debutimin e tij të dytë për “Djajtë e Kuq” pasi ata mposhtën Newcastle Unitedin me rezultat 4-1 të shtunën.


Ish -ylli i Real Madridit thotë se gjërat po shkojnë shumë mirë dhe se ai shpreson të ndihmojë në udhëheqjen e Unitedit drejt trofeve të ndryshëm, përcjellë KosovaPress.

“Është vendimi më i mirë që kam marrë. Ishte koha e duhur,” tha Ronaldo në një intervistë me “Telefoot”.

“Dua të bëj histori, të ndihmoj Mançesterin të ketë rezultate të mira dhe të fitojë trofe.”, shtoi ai.

United tani e kthen vëmendjen te Liga e Kampionëve ku ata po përgatiten për sfidën kundër skuadrës zvicerane Young Boys në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve të martën.

Lexo edhe

Video