​Ronaldo: U jap fjalën që do të shkruaj sërish historinë me Mnachester United

​Ronaldo: U jap fjalën që do të shkruaj sërish historinë me Mnachester United

Cristiano Ronaldo është i entuziazmuar që është rikthyer te Manchester United. Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, menjëherë pasi klubi anglez e zyrtarizoi transferimin e tij ku ka shprehur entuziazmin e plotë për aventurën e tij të re.

Ai ka thënë ndër të tjera se kjo është një ëndërr e realizuar, përcjellë KosovaPress.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ku ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës.”, fillon shkrimi i Ronaldos.

“Unë as nuk mund të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi shoh kthimin tim në “Old Trafford” të shpallur në të gjithë botën. Është si një ëndërr e realizuar. Edhe si kundërshtar kam ndjerë gjithmonë një dashuri dhe respekt të madh nga tifozët në tribuna!”

Më tutje Ronaldo ka premtuar se do të shkruaj sërish histori me këtë klub ashtu siç bëri në aventurën e tij të parë.


“Liga ime e parë vendore, Kupa ime e parë, ftesa ime e parë në ekipin kombëtar, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe “Djajve të Kuq”. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time!

Unë jam këtu!

Unë jam kthyer aty ku më takon!

Le ta bëjmë atë edhe një herë!

Sir Alex, kjo është për ju.

Lexo edhe

Video